BALLKANI

Policia e Kosovës aksion në Mitrovicë të Veriut, ka dyshime për falsifikim të dokumenteve

Aksioni po realizohet në objektin që dyshohet se operonte si zyrë tatimore e Serbisë, ndërsa dyshimet janë se në këtë objekt janë kryer veprimtari të kundërligjshme, si falsifikim i dokumenteve

Abdula Berisha  | 08.01.2025 - Përdıtësım : 09.01.2025
Policia e Kosovës aksion në Mitrovicë të Veriut, ka dyshime për falsifikim të dokumenteve Foto: Arkiv / AA

Shkup

Policia e Kosovës mëngjesin e sotëm ka nisur një aksion duke mbyllur një objekt të "strukturave paralele serbe" në Mitrovicën e Veriut, transmeton Anadolu.

Mediat lokale njoftojnë se aksioni po realizohet në objektin që dyshohet se operonte si zyrë tatimore e Ministrisë së Financave të Serbisë, duke shtuar se dyshimet janë se në këtë objekt janë kryer veprimtari të kundërligjshme, si falsifikim i dokumenteve.

Sipas mediave lokale, zyrtarët policorë kanë marrë deklaratë prej një personi të punësuar në këtë institucion, ndërsa në terren të pranishëm ishin edhe anëtarë të EULEX-it.

Zyrtarë policorë për mediat lokale kanë deklaruar se nuk ka të arrestuar, ndërsa objekti është mbyllur deri në verifikim të plotë të fakteve.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.