BALLKANI

Pjesëtarë të forcave rezervë të NATO-s, dislokohen në Kosovë për aktivitete stërvitore

“Kontingjenti i parë i Gardës Skoceze, një regjiment i këmbësorisë së lehtë të mekanizuar nga Mbretëria e Bashkuar, ka mbërritur në Kosovë ku do të qëndrojë përkohësisht për qëllime stërvitore”, njoftoi KFOR-i

Agim Sulaj  | 14.08.2025 - Përdıtësım : 14.08.2025
Pjesëtarë të forcave rezervë të NATO-s, dislokohen në Kosovë për aktivitete stërvitore Foto: KFOR

Prishtinë

Një kontingjent i forcave rezervë të NATO-s në përputhje me procedurat ekzistuese ka filluar dislokimin e përkohshëm në Kosovë, me qëllim të zhvillimit të një sërë aktivitetesh stërvitore me njësitë e Misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR), transmeton Anadolu.

Siç njofton KFOR-i, kontingjenti i parë që ka mbërritur në Kosovë është ai nga Garda Skoceze.

“Kontingjenti i parë i Gardës Skoceze, një regjiment i këmbësorisë së lehtë të mekanizuar nga Mbretëria e Bashkuar, ka mbërritur në Kosovë ku do të qëndrojë përkohësisht për qëllime stërvitore”, njoftoi KFOR-i.

Ky aktivitet zhvillohet rregullisht dhe synon forcimin e gatishmërisë operacionale të KFOR-it, si dhe aftësisë së tij për të reaguar në mënyrë efektive ndaj zhvillimeve të rëndësishme të sigurisë.

KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) të vitit 1999, për të ofruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe për të garantuar lirinë e lëvizjes në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), me të cilët punon në koordinim të ngushtë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın