Kulturë, BALLKANI

Pikturat murale, arti që ka transformuar dhe zbukuruar ndërtesat në Tiranë

Muralet vazhdojnë të tërheqin vëmendje dhe të transformojnë pamjen e ndërtesave të ndryshme të metropolit shqiptar, përfshirë edhe pallatet e ndërtuara gjatë periudhës komuniste, ndërkohë spikat edhe murale kushtuar Lionel Messit.

Fatjon Cuka  | 18.01.2026 - Përdıtësım : 18.01.2026
Pikturat murale, arti që ka transformuar dhe zbukuruar ndërtesat në Tiranë Foto: Olsi Shehu/AA

Tiranë

TIRANË (AA) - FATJON CUKA - Pikturat murale janë shndërruar në vitet e fundit në një nga format e veçanta të artit në Shqipëri, duke u përhapur në disa qytete të vendit.

Si pjesë të transformimit në një metropol modern, Tirana ka edhe artin e rrugës, sidomos pikturat murale që gjenden pothuajse në të gjitha lagjet e kryeqytetit shqiptar.

Pikturat murale vazhdojnë të tërheqin vëmendje dhe të transformojnë pamjen e ndërtesave të vjetra dhe të reja në Tiranë, duke u vendosur kryesisht në pallate, ndërtesa publike apo edhe në ambiente tjera.

Me punimet e tyre unike dhe që mbartin mesazhe me tematika të ndryshme, artistët që ushtrojnë këtë art i kanë zbukuruar dhe transformuar ndërtesat, duke tërhequr edhe vëmendjen e turistëve të huaj apo vizitorëve vendas të Tiranës.

Me punimet e tyre shumëngjyrëshe dhe tema të ndryshme artistë të moshave të ndryshme kanë transformuar fasadat e disa prej ndërtesave të vjetra të Tiranës, duke i dhënë kryeqytetit një imazh ndryshe në shumë pjesë të tij.

- Pikturat murale kanë në fokus tema aktuale

Në një vëzhgim në pothuajse gjitha lagjet e Tiranës, mund të shikohen muret e pallateve, një pjesë e të cilëve janë ndërtuar që gjatë komunizmit, që kanë "zëvendësuar" ngjyrat e tyre të zakonshme, duke u zbukuruar nga pikturat murale.

Duke arritur që të ushtrojnë artin e tyre dhe të nxjerrin në publik veprat e tyre, artistë shqiptarë, por edhe të huaj që kanë zgjedhur Shqipërinë për këtë lloj arti, kanë pasqyruar në veprat e tyre shkrimtarë shqiptarë, futbollistë si yllit Lionel Messi, figura historike shqiptare dhe personazhe të njohur, si dhe simbole të ndryshme.

Pikturat murale lidhen me tema aktuale për fenomenet e ndryshme për shoqërinë, leximin, familjen, mjedisin, sportin dhe të tjera.

Për muralet janë organizuar edhe festivale dhe evnte të tjera të dedikuara për këtë lloj arti dhe institucionet, sidomos Bashkia e Tiranës synon ta mbështesë këtë art për të promovuar kryeqytetin si një metropol modern.

Në vitet fundit edhe artistë nga shtete të ndryshme janë bërë pjesë e pikturave murale në rrugët e Tiranës, duke lënë gjurmët e artit të tyre në kryeqytetin e Shqipërisë.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın