BALLKANI

Piktorët boshnjakë shfaqin bukuritë arkitekturore dhe natyrore të vendit në kanavacat e tyre

Duke marrë pjesë në këtë aktivitet, i cili synon të rrisë potencialin turistik të vendit, piktorët vendas pikturuan ndërtesa historike dhe bukuri natyrore në qytete, veçanërisht të Sarajevës.

İsmail Özdemir, Elvır Hodzıc  | 23.08.2025 - Përdıtësım : 24.08.2025
Piktorët boshnjakë shfaqin bukuritë arkitekturore dhe natyrore të vendit në kanavacat e tyre Foto: Elman Omic/AA

Sarajevë

Në kryeqytetin e Bosnjës dhe Hercegovinës, Sarajevë, u mblodhën piktorët për të pikturuar imazhe të bukurisë arkitekturore dhe natyrore të vendit, raporton Anadolu.

Artistët, të cilët u mblodhën në një aktivitet të organizuar nga Ministria e Kulturës dhe Sportit e Kantonit të Sarajevës, Shoqata e Turizmit e Kantonit të Sarajevës dhe Bashkia Qendrore, ngritën një punishte në Rrugën Radiceva.

Duke marrë pjesë në këtë aktivitet, i cili synon të rrisë potencialin turistik të vendit, piktorët vendas pikturuan ndërtesa historike dhe bukuri natyrore në qytete, veçanërisht të Sarajevës.

Veprat e piktorëve me vaj kanë tërhequr interes të konsiderueshëm nga banorët vendas dhe turistët.

Në aktivitet morën pjesë piktorët e njohur Dzeko Hodziq, Dzevdet Nikoceviq, Izet Aleckoviq, Edin Numankadiq, Muhamed Pjevo, Senad Pepiq, Rebeka Abdagiq, Adis Lukac, Safet Begiq, Elma Aliq Sobot, Aleksandra Kokotoviq, Amir Kurtagiq dhe Safet Zec.

Veprat e artistëve do të ekspozohen në një ekspozitë në kopshtin e Muzeut Boshnjak të Letërsisë dhe Arteve Teatrale.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın