BALLKANI

Pesë vende vënë në dispozicion trupa për Forcën e Stabilizimit të Gazës, përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën

Indonezia, Maroku, Kazakistani, Kosova dhe Shqipëria janë zotuar të kontribuojnë me trupa, ndërsa Egjipti dhe Jordania do të trajnojnë forcat e policisë, tha komandanti i forcës

Muhammed Yasin Güngör, Michael Gabriel Hernandez  | 19.02.2026 - Përdıtësım : 19.02.2026
Pesë vende vënë në dispozicion trupa për Forcën e Stabilizimit të Gazës, përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën Foto: Arkiv / AA

Stamboll

Komandanti i Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit për Gazën (ISF) njoftoi të enjten se pesë shtete janë zotuar të dërgojnë trupa për të shërbyer në këtë trupë të re sigurie, transmeton Anadolu.

Gjeneralmajor Jasper Jeffers, duke folur në takimin inaugurues të Bordit të Paqes në Washington, tha se Indonezia, Maroku, Kazakistani, Kosova dhe Shqipëria janë zotuar të kontribuojnë me trupa, ndërsa Egjipti dhe Jordania do të trajnojnë forcat e policisë.

Jeffers njoftoi gjithashtu se Indonezia ka pranuar postin e zëvendëskomandantit të forcës.

“Me këta hapa të parë, do të ndihmojmë të sjellim sigurinë që i nevojitet Gazës për prosperitetin tonë të ardhshëm dhe paqen e qëndrueshme”, tha ai.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın