BALLKANI

Pendarovski: Të mos kemi iluzione se mund të ketë njeri në botë që do ta bind presidentin francez

"Le të mos ketë askush iluzione se mund të ketë njeri në botë që do ta bind presidentin francez të na japë datë për bisedime brenda dy ose tre javësh", deklaroi presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski

Husamedin Gina   | 08.11.2019
Pendarovski: Të mos kemi iluzione se mund të ketë njeri në botë që do ta bind presidentin francez ( Husamedin Gina - Anadolu Agency )

Shkup

"Le të mos ketë iluzione askush se mund të ketë një njeri në botë që do të bindte presidentin francez që të na japë një datë për bisedime brenda dy ose tre javësh", deklaroi presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski në një prononcim për gazetarët pas hapjes së ekspozitës ndërkombëtare "MAKINOVA 2019" dhe "EKONOVA 2019", raporton Anadolu Agency (AA).

Pendarovski para se të niset për në Paris në një takim me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, i cili do të mbahet më 12 nëntor, iu referua pritjeve të këtij takimi.

Duke theksuar se Maqedonia e Veriut është një shtet i vogël, Pendarovski tha se as Amerika dhe as Gjermania nuk mund ta bindin presidentin francez që të ndryshojë mendimin e tij për datën e fillimit të bisedimeve me vendin tonë.

"Le të mos ketë askush iluzione se mund të ketë njeri në botë që do ta bind presidentin francez të na japë datë për bisedime brenda dy ose tre javësh. Për të qenë të qartë ne jemi një vend i vogël, kemi argumente të forta që do të thuhen në atë takim, megjithatë nuk shkojmë me pritje të mëdha, sepse unë ju siguroj se as Amerika dhe as Gjermania nuk mund ta bindin kurrë presidentin e Francës, që është shumë e parëndësishme se cili është emri i tij", tha Pendarovski.

Ai rikujtoi se Franca me largimin e Britanisë së Madhe është fuqia e vetme bërthamore në Bashkimin Evropian (BE) dhe se është anëtar i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Pendarovski theksoi se Franca ka dy shekuj e gjysmë demokraci nga e cila mësojmë ne sot.

Presidenti Pendarovski tha se politika e cila u arsyetua në samitin e fundit evropian nga Macron, pa marrë parasysh sa nuk na pëlqen, ajo është kuptimplote dhe plotësisht janë me vend vërejtjet e tij se vendet e fundit që u bashkuan në BE nuk ishin me të vërtetë në nivelin e vendeve të vjetra anëtare.

Ai theksoi se Maqedonia e Veriut është duke u përgatitur 14 vite për bisedime. Pendarovski tha se vendi, me të gjitha ekipet, në të 35 kapitujt është i gatshëm të merret me parimet dhe standardet e BE-së.

Sipas tij, Maqedonia e Veriut në periudhën e kaluar dha gjithçka që u kërkua nga ajo.

"Ne e respektojmë vendimin e presidentit francez, arsyetimin e tij, argumentet e tij në samitin e BE-së në tetor, ne jemi të gatshëm të themi në rregull, ndryshone metodologjinë, pa problem, por ne duam të dimë se kur do të ishte kjo përafërsisht dhe me të vërtetë të fillojmë me këtë proces që është, siç e dini, vite e vite i gjatë", tha Pendarovski.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın