BALLKANI

Pendarovski: AA është një kronist i rëndësishëm i shumë ngjarjeve në Turqi, rajon dhe botë

Duke uruar jubileun 100-vjeçar të AA-së në një mesazh urimi, presidenti Pendarovski vlerësoi faktin që ndër 13 gjuhë të botës AA transmeton edhe një program në gjuhën maqedonase

Besar Ademi  | 05.04.2020 - Përdıtësım : 06.04.2020
Pendarovski: AA është një kronist i rëndësishëm i shumë ngjarjeve në Turqi, rajon dhe botë Foto: AA/Arhiv

Shkup

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka uruar agjencinë turke të lajmeve Anadolu Agency (AA) me rastin e 100-vjetorit të themelimit.

Duke uruar jubileun 100-vjeçar të AA-së në një mesazh urimi, presidenti Pendarovski vlerësoi faktin që ndër 13 gjuhë të botës AA transmeton edhe "një program në gjuhën maqedonase".

"Me ekzistencën e saj të gjatë, si dhe me reformimin përmes zhvillimit teknologjik, shoqëror dhe ekonomik në nivel global, agjencia turke e lajmeve 'Anadolu Agency (AA)' është një kronist i rëndësishëm i shumë ngjarjeve që kanë ndodhur dhe po ndodhin në Turqi, në rajonin tonë, por edhe në të gjithë botën", theksohet në urimin e presidentit Pendarovski, i cili uroi punë të suksesshme për agjencinë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.