BALLKANI

Peleshi: Shqipëria është një aleat i besueshëm i SHBA-së dhe një anëtare aktive e NATO-s

Në një njoftim nga Kuvendi i Shqipërisë, thuhet se Peleshi mbajti një fjalë në Forumin për Sigurinë të organizuar nga Kongresi Amerikan

Fatjon Cuka  | 04.02.2026 - Përdıtësım : 04.02.2026
Peleshi: Shqipëria është një aleat i besueshëm i SHBA-së dhe një anëtare aktive e NATO-s Foto: Kuvendi i Shqipërisë

Tiranë

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, mori pjesë në Forumin për Sigurinë të organizuar nga Kongresi Amerikan, transmeton Anadolu.

Në një njoftim nga Kuvendi i Shqipërisë thuhet se Peleshi mbajti një fjalë mbi “angazhimin e palëkundur të Shqipërisë ndaj partneritetit strategjik me SHBA-në” dhe rëndësinë e rritjes së investimeve në mbrojtje.

Sipas njoftimit, në fokus të diskutimeve ishin çështjet e sigurisë në kontekstin global e rajonal, sfidat e reja gjeopolitike dhe bashkëpunimi me vendet e Ballkanit Perëndimor “në përputhje me qëndrimet dhe prioritetet strategjike të SHBA-së dhe NATO-s”.

“Më 22 janar, në të njëjtën ditë që presidenti Trump dhe liderë të tjerë botërorë shpallën në Davos krijimin e Bordit të Paqes, Kuvendi i Shqipërisë ratifikoi pjesëmarrjen e Shqipërisë në Kartën e tij, duke riafirmuar angazhimin tonë ndaj stabilitetit, sigurisë, zgjidhjes së konflikteve dhe paqes së qëndrueshme”, tha Peleshi.

Gjatë fjalës së tij, Peleshi theksoi se Shqipëria është një aleat i besueshëm i SHBA-së dhe një anëtare e denjë dhe aktive e NATO-s, e cila sipas tij është e vetëdijshme dhe mban mbi supe barrën e saj të sigurisë.

Kryeparlamentari shqiptar theksoi edhe rëndësinë e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, duke e cilësuar rajonin si “një hapësirë gjeopolitike të ndjeshme ndaj kërcënimeve hibride, ndërhyrjeve të huaja dhe dezinformimit”.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın