BALLKANI

Peleshi për vizitë në Zagreb, thekson mbështetjen e Kroacisë për integrimin e Shqipërisë në BE

Peleshi vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe mes dy vendeve, dialogun intensiv parlamentar dhe bashkëpunimin në rritje

Abdulbesar Ademi  | 24.03.2026 - Përdıtësım : 24.03.2026
Peleshi për vizitë në Zagreb, thekson mbështetjen e Kroacisë për integrimin e Shqipërisë në BE Niko Peleshi - X

Shkup

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, i cili u prit në takim në Zagreb nga homologu i tij kroat, Gordan Jandrokoviq, ka theksuar mbështetjen e fortë të Kroacisë për anëtarësimin e vendit të tij në Bashkimin Evropian (BE), transmeton Anadolu.

Në një postim në rrjetin social amerikan X, Peleshi vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe mes dy vendeve, dialogun intensiv parlamentar dhe bashkëpunimin në rritje.

Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e zgjerimit të partneritetit mes Shqipërisë dhe Kroacisë në disa sektorë kyç për vendin.

“Mbështetje e fortë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, marrëdhënie të shkëlqyera dypalëshe, bashkëpunim intensiv parlamentar dhe zgjerimin e partneritetit midis dy vendeve tona në energji, infrastrukturë, turizëm, bujqësi dhe mbrojtje”, shkroi Peleshi.

Peleshi ndodhet në Kroaci ku do të marrë pjesë në Samitin Parlamentar të Iniciativës së Tre Deteve, një forum i rëndësishëm ndër-rajonal që synon forcimin e bashkëpunimit ekonomik, energjetik dhe infrastrukturor në Evropë e më gjerë, mes vendeve të Adriatikut, Baltikut dhe Detit të Zi.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.