BALLKANI

PD dorëzon në Kuvendin e Shqipërisë kërkesë për shkarkimin e presidentit Begaj

Në një deklaratë për mediat, kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, tha se kërkesa bëhet për shkelje të rënda dhe në mënyrë të vazhdueshme të Kushtetutës së Shqipërisë, sipas tij nga presidenti Begaj

Fatjon Cuka  | 15.10.2025 - Përdıtësım : 15.10.2025
PD dorëzon në Kuvendin e Shqipërisë kërkesë për shkarkimin e presidentit Begaj

Tiranë

Partia më e madhe e opozitës në Shqipëri, Partia Demokratike (PD), ka dorëzuar sot në Kuvendin e Shqipërisë kërkesën për fillimin e procedurës parlamentare për shkarkimin nga detyra të presidentit Bajram Begaj, raporton Anadolu.

Në një deklaratë për mediat, kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, tha se kërkesa bëhet për shkelje të rënda dhe në mënyrë të vazhdueshme të Kushtetutës së Shqipërisë, sipas tij nga Begaj.

"Kërkesa është e argumentuar gjerësisht në një material voluminoz ku analizohen së bashku me provat përkatëse të gjitha shkeljet e kryera të presidentit të Republikës, të cilat i çmojmë se kanë cenuar rendin kushtetues në Republikën e Shqipërisë", tha Bardhi.

Bardhi theksoi se Begaj ka konsumuar shtatë shkelje kushtetuese të rënda.

Sipas Bardhit, ndër shkeljet e Kushtetutës janë dekretimi i zgjedhjeve për Bashkinë Tiranë, dekretimi i ministres virtuale Diella, ndërprerja e mandatit të gjyqtarit kushtetues dhe sipas tij edhe shkelje të tjera.

Kërkesa në fjalë duhet të shqyrtohet nga organet e Kuvendit të Shqipërisë dhe në rast se pranohet duhet të kalojë për shqyrtim në seancë parlamentare.

Kujtojmë se Bajram Begaj ka filluar zyrtarisht detyrën e presidentit të Republikës së Shqipërisë më 24 korrik 2022.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın