Parlamenti i Serbisë zgjedh qeverinë e re të vendit të kryesuar nga Gjuro Macut
Deputetët votuan në një votim publik, ku 153 nga 199 deputetë të pranishëm votuan për qeverinë e re të Serbisë, ndërkohë kundër ishin 46 dhe 51 deputetë munguan

Sarajevë
Deputetët e Asamblesë Kombëtare të Serbisë kanë zgjedhur qeverinë e re të vendit të kryesuar nga kryeministri Gjuro Macut, raporton Anadolu.
Deputetët votuan në një votim publik, ku 153 nga 199 deputetë të pranishëm votuan për qeverinë e re të Serbisë, ndërkohë kundër ishin 46 dhe 51 deputetë munguan.
Në qeveri do të jenë nënkryetari i parë dhe ministri i Financave Sinisha Mali, zëvendëskryeministri dhe ministri i Brendshëm Ivica Daçiq dhe zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Ekonomisë Adrijana Mesaroviq.
Qeverinë e re serbe e votuan deputetët e koalicionit qeverisës nga lista “Aleksandar Vuçiq - Serbia nuk duhet të ndalet”, Partia Socialiste e Serbisë (SPS), Serbia e Bashkuar (JS), Partia e Pensionistëve të Bashkuar të Serbisë (PUPS), Partia Socialdemokrate e Serbisë (SDP) dhe Aleanca e Hungarezëve të Vojvodinës (SVM), ndërsa kundër votuan deputetët e partive opozitare që morën pjesë në seancë.
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, përgëzoi zgjedhjen e qeverisë, duke theksuar se qeveria e re duhet të garantojë “mbizotërimin e rendit juridik në Serbi, që njerëzit të jenë krenarë për vendin e tyre në çdo kuptim”.
Në seancën e parlamentit serb nuk morën pjesë deputetët e koalicionit NADA dhe Partia Demokratike.
- Përbërja e qeverisë së re të kryesuar nga kryeministri Macut:
Zv/kryeministër i parë dhe ministër i Financave - Sinisha Mali
Zv/kryeministër dhe ministër i Punëve të Brendshme - Ivica Daçiq
Zv/kryeministre dhe ministre e Ekonomisë - Adrijana Mesaroviq
Ministër i Mbrojtjes - Bratislav Gashiq
Ministër i Punëve të Brendshme - Marko Gjuriq
Ministër i Integrimeve Evropiane - Nemanja Staroviq
Ministër i Arsimit - Dejan Vuk Stankociq
Ministër i Shëndetësisë - Zllatibor Lonçar
Ministre e Punës, Punësimit, Veteranëve dhe Çështjeve Sociale - Milica Gjurgjeviq Stamenkovski
Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave - Dragan Gllamoçiq
Ministre e Mbrojtjes së Mjedisit - Sara Pavkov
Ministre e Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës - Aleksandar Sofronijeviq
Ministre e Minierave dhe Energjetikës - Dubravka Gjedoviq
Ministre e Tregtisë së Brendshme dhe të Jashtme - Jagoda Lazareviq
Ministër i Drejtësisë - Nenad Vujiq
Ministre e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale - Snezhana Paunoviq
Ministër i të Drejtave të Njeriut, Pakicave dhe Dialogut Social - Demo Berisha
Ministre e Kujdesit Familjar dhe Demografisë - Jelena Zhariq Kovaçeviq
Ministër i Sportit - Zoran Gajiq
Ministër i Kulturës - Nikolla Selakoviq
Ministër i Kujdesit Rural - Millan Krkobabiq
Ministër i Shkencës, Zhvillimit Teknologjik dhe Inovacionit - Bela Balint
Ministër i Turizmit dhe Rinisë, Husein Memiq
Ministër i Informacionit dhe Telekomunikacionit - Boris Bratina
Ministër i Investimeve Publike - Darko Gllishiq
Ministër pa portofol - Novica Tonçev, Gjorgje Milliçeviq, Usame Zukorliq, Nenad Popoviq dhe Tatjana Macura
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.