BALLKANI

Palestinezët prodhojnë karburante nga mbetjeve plastike mes krizës së karburanteve në Gaza

Duke përpunuar mbetjet plastike që mbledhin, disa banorë të enklavës me disa përbërje kimikatesh në procese të ndryshme prodhojnë karburantet që u nevojiten për ngrohje, gatim dhe për lëvizjen e automjeteve brenda enklavës së bllokuar nga Izraeli

Abdulbesar Ademi  | 02.05.2025 - Përdıtësım : 02.05.2025
Palestinezët prodhojnë karburante nga mbetjeve plastike mes krizës së karburanteve në Gaza Foto: Mahmoud Abu Hamda / AA

Shkup

Palestinezët në Rripin e Gazës mundohen të prodhojnë karburante nga mbetjet plastike për shkak të vështirësive në furnizimin me gaz dhe benzinë për automjetet në Rripin e Gazës, raporton Anadolu.

Duke përpunuar mbetjet plastike që mbledhin, disa banorë të enklavës me disa përbërje kimikatesh në procese të ndryshme prodhojnë karburantet që u nevojiten për ngrohje, gatim dhe për lëvizjen e automjeteve brenda enklavës së bllokuar nga Izraeli.

Kriza e karburantit në Gaza vazhdon që nga 2 marsi për shkak të mbylljes së kalimeve kufitare nga Izraeli. Avujt toksikë nga ky proces kërcënojnë shëndetin e njeriut dhe mjedisin.

Izraeli ka mbyllur kalimet e Gazës duke bllokuar edhe furnizimet thelbësore nga hyrja në enklavë pavarësisht raporteve të shumta për një krizë të urisë në territorin e shkatërruar nga lufta.

Ushtria izraelite i rifilloi sulmet e saj ndaj Gazës më 18 mars duke thyer një marrëveshje armëpushimi dhe shkëmbimi të të burgosurve të 19 janarit me grupin palestinez të rezistencës Hamas.

Të paktën 52.400 palestinezë janë vrarë në Gaza nga sulmet brutale izraelite që nga tetori i vitit 2023, shumica prej tyre gra dhe fëmijë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.