BALLKANI

"Paketa e Maleve" në Shqipëri, vazhdojnë aplikimet për përfitimin e pronës shtetërore me 1 euro

- Sipas autoriteteve shqiptare, Ligji për Paketën e Maleve synon të krijojë kushte të favorshme për tërheqjen e investimeve dhe të nxisë zhvillimin ekonomik e turistik në zonat malore

Fatjon Cuka  | 23.07.2025 - Përdıtësım : 23.07.2025
"Paketa e Maleve" në Shqipëri, vazhdojnë aplikimet për përfitimin e pronës shtetërore me 1 euro

Tiranë

TIRANË (AA) - Në Shqipëri vazhdojnë aplikimet që filluan disa ditë më parë për "Paketën e Maleve", ku aplikuesit që do të përzgjidhen do të përfitojnë pronat shtetërore me çmim simbolik 1 euro, transmeton Anadolu.

"Paketa e Maleve" është një projekt i iniciuar nga Qeveria e Shqipërisë për të afruar kryesisht emigrantët shqiptarë që të investojnë në Shqipëri, në tokën e të parëve të tyre në zonat malore.

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor në Qeverinë e Shqipërisë, Arbjan Mazniku, në një intervistë në një media në Shqipëri tha se kanë shprehur interes për këtë nismë mbi 1.800 aplikantë.

Mazniku ka theksuar se faza e parë sa i përket aplikimeve do të jetë e hapur deri në mesin e muajit shtator, ndërkohë më pas do të vijohet me fazat e tjera të këtij projekti.

Më 13 mars 2025, Kuvendi i Shqipërisë miratoi Ligjin për Paketën e Maleve, i cili ka për qëllim tërheqjen e investimeve dhe nxitjen e zhvillimit ekonomik apo turistik në zonat me përparësi zhvillimin e ekonomisë në zonat malore.

Sipas autoriteteve shqiptare, Ligji për Paketën e Maleve synon të krijojë kushte të favorshme për tërheqjen e investimeve dhe të nxisë zhvillimin ekonomik e turistik në zonat malore.

Sipas Qeverisë së Shqipërisë, "Paketa e Maleve" është një nismë për investime në zonat malore, e ofruar për të gjithë të interesuarit, qofshin emigrantë apo rezidentë, të cilët kanë dëshirën dhe vizionin për të ndërtuar në tokën e tyre.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.