Për riparimin e defektit në ujësjellësin e Vlorës do të vijnë pajisje nga Turqia
"Drejt aeroportit të Stambollit për të ardhur sot brenda ditës, pjesët e reja hidraulike për riparimin e defektit të rëndë në ujësjellësin e Vlorës, ku në vitin 2009-2010 janë instaluar pjesë hidraulike jashtë standardeve", tha Rama.
Tiranë
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka konfirmuar se sot do të mbërrijnë pajisje nga Turqia për të ndihmuar në riparimin e një defekti në ujësjellësin e Vlorës, i cili ka shkaktuar probleme me furnizimin me ujë të qytetit, transmeton Anadolu.
Kryeministri Rama ka reaguar në rrjetet sociale në lidhje me defektin që ka shkaktuar ndërprerje të ujit të pijshëm për katër ditë me radhë.
"Drejt aeroportit të Stambollit për të ardhur sot brenda ditës, pjesët e reja hidraulike për riparimin e defektit të rëndë në ujësjellësin e Vlorës, ku në vitin 2009-2010 janë instaluar pjesë hidraulike jashtë standardeve, që nuk e kanë mbajtur dot më presionin e ujit dhe për pasojë tubacioni ka shpërthyer", ka shkruar Rama.
Rama ka theksuar se po bëjnë të pamundurën "për ta mbyllur këtë plagë të hapur". Raportohet se edhe kryetarja e Bashkisë së Vlorës, Brunilda Mersini ka deklaruar se sot vijnë pajisje nga Turqia për të rregulluar defektin.
Sipas Bashkisë së Vlorës, një defekt i rëndë ka përfshirë linjën kryesore që furnizon me ujë depot e qytetit të Vlorës, duke shkaktuar ndërperje të furnizimit me ujë për disa ditë. Në lidhje me këtë problem, banorët në Vlorë kanë organizuar edhe protesta, duke kërkuar ndëryrjen e autoriteteve për riparimin e defeketit.
