BALLKANI

Osmani: Është koha që NATO-ja t’i hapë dyert për Kosovën

“Është në dorë të NATO-s që t’i hapë dyert e saj për partnerë si Kosova e cila për shumë gjatë ka kontribuar për të mbrojtur vlerat e përbashkëta në të mirë të sigurisë globale”, theksoi presidentja e Kosovës

Agim Sulaj  | 26.05.2025 - Përdıtësım : 27.05.2025
Osmani: Është koha që NATO-ja t’i hapë dyert për Kosovën Foto: Zyra e Presidentit të Kosovës

Prishtinë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se është koha që NATO-ja t’i hapë dyert për Republikën e Kosovës, transmeton Anadolu.

Në fjalën e saj në Asamblenë Parlamentare të NATO-s në Dayton, Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), Osmani tha se Kosova po e bën punën e saj duke shpenzuar 2 për qind të buxhetit të GDP-së në mbrojtje.

“Në vitet në vazhdim ne synojmë ta dyfishojmë këtë shifër, sepse të jesh në gjendje të mbrosh paqen është një nga misionet tona më të rëndësishme. Dhe tani është në dorë të NATO-s që t’i hapë dyert e saj për partnerë si Kosova e cila për shumë gjatë ka kontribuuar për të mbrojtur vlerat e përbashkëta në të mirë të sigurisë globale”, theksoi Osmani.

Presidejta kosovare tha se shpreson që kur të vijë koha e votimit për anëtarësimit të Kosovës në NATO, të ketë mbështetje.

Osmani tha se rruga e paqes nuk është asnjëherë e lehtë dhe Kosova e ka mësuar këtë përmes një rruge të vështirë.

Në fjalën e saj, presidentja Osmani gjithashtu shprehu mbështetje për një paqe të qëndrueshme në Ukrainë.

Presidentja Osmani e mbajti këtë fjalim pas një takimi që pati në SHBA me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın