BALLKANI

Osmani takon komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli, Wikoff

Presidentja kosovare ka potencuar rreziqet nga aktet destabilizuese të Serbisë dhe mungesën e llogaridhënies nga ana e saj për sulmin ndaj ushtarëve të KFOR-it

Agim Sulaj  | 12.01.2026 - Përdıtësım : 12.01.2026
Osmani takon komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli, Wikoff Burimi: KFOR

Prishtinë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim Komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta e NATO-s në Napoli, Admiralin George M. Wikoff, me rastin e marrjes së detyrës së tij në krye të një prej komandave më të rëndësishme strategjike të Aleancës Veriatlantike, transmeton Anadolu.

Zyra e Presidentes njofton se presidentja Osmani e ka uruar Admiralin Wikoff për marrjen e detyrës së re, duke i dëshiruar suksese në udhëheqjen e Komandës së Forcave të Përbashkëta e NATO-s në Napoli dhe duke shprehur besimin e saj të plotë në lidershipin e tij dhe në rolin kyç që kjo komandë luan për sigurinë euroatlantike, stabilitetin rajonal dhe paqen ndërkombëtare.

Gjatë takimit, Osmani ka ritheksuar mirënjohjen e Republikës së Kosovës ndaj NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për rolin vendimtar dhe të pazëvendësueshëm që kanë luajtur dhe vazhdojnë të luajnë në garantimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë që nga viti 1999.

Në këtë kontekst, Osmani ka shprehur vlerësim të veçantë për misionin e KFOR-it, si forcë e besueshme parandaluese dhe garantuese e sigurisë për të gjithë qytetarët e Kosovës, pa asnjë dallim.

Presidentja Osmani ka konfirmuar përkushtimin për vazhdimin e bashkëpunimit me KFOR-in dhe ka theksuar se Kosova mbetet një partner i besueshëm, i aftë dhe kontribuues për sigurinë dhe stabilitetin rajonal, e përkushtuar fuqishëm ndaj vlerave të paqes, demokracisë dhe sundimit të ligjit.

Siç thuhet, në këtë frymë, ajo ka potencuar rreziqet nga aktet destabilizuese të Serbisë dhe mungesën e llogaridhënies nga ana e saj për sulmin ndaj ushtarëve të KFOR-it, agresionin në Banjskë dhe sulmin kinetik në kanalin Ibër-Lepenc.

I pranishëm në këtë takim ka qenë edhe Komandanti i KFOR-it në Kosovë, Ozkan Ulutas.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın