BALLKANI

Osmani nga SHBA-ja: Presidenti Trump na ka ndihmuar shumë në mbështetje të paqes

Osmani tha se presidenti amerikan Trump gjithmonë ka qenë një lider që ka folur qartë, me forcë dhe bindje dhe është treguar shumë i suksesshëm në “mbrojtjen nga eskalimet dhe e keqja”

Agim Sulaj  | 23.09.2025 - Përdıtësım : 24.09.2025
Osmani nga SHBA-ja: Presidenti Trump na ka ndihmuar shumë në mbështetje të paqes

Prishtinë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se presidenti amerikan, Donald Trump, ka bërë punë të mirë në mbrojtjen e situatës nga tentimi i Serbisë për përshkallëzim në muajin maj në Kosovë, transmeton Anadolu.

Në një intervistë dhënë për televizionin amerikan “Fox News” gjatë qëndrimit të saj në New York, Osmani ka përmendur aktet e agresionit serb si ai në shtator të vitit 2023 në Banjskë të Komunës së Zveçanit, por dhe përpjekjet e fundit për përshkallëzim tensionesh në maj të vitit të kaluar, të cilat, sipas saj, janë menaxhuar me sukses falë bashkëpunimit edhe me aleatët e NATO-s.

Ajo tha se Serbia në të kaluarën, kur udhëhiqej nga Sllobodan Millosheviq, ishte përgjegjës për një sërë konfliktesh, por edhe tani, sipas saj, në udhëheqjen e Serbisë ka ende njerëz “të cilët pëlqejnë të kapen pas së kaluarës dhe të na kthejnë të gjithëve në të kaluarën, teksa ne dëshiron të shohim nga e ardhmja".

“Presidenti Trump na ka ndihmuar shumë në mbështetje të paqes, për ta ruajtur paqen dhe për të shpëtuar jetë”, tha Osmani.

Osmani tha se presidenti amerikan Trump gjithmonë ka qenë një lider që ka folur qartë, me forcë dhe bindje dhe është treguar shumë i suksesshëm në “mbrojtjen nga eskalimet dhe e keqja”.

Ajo theksuar rolin vendimtar që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë pasur në mbështetjen e pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës, si dhe sfidat e vazhdueshme që vijnë nga fqinji serb.

Osmani tha se Serbia dëshiron të mbahet pas së kaluarës dhe kohë pas kohe tenton të shkaktojë probleme në rajon.

Presidentja Osmani edhe muaj më parë kishte deklaruar se presidenti Turmp ka parandaluar mundësinë e përshkallëzimit të mundshëm të situatës nga Serbia në Kosovë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın