Osmani falënderon presidentin Erdoğan dhe popullin turk për mbështetjen ndaj Kosovës
“Qoftë e përhershme lidhja jonë e fortë”, ka shkruar Osmani në gjuhën turke, duke falënderuar homologun Erdoğan dhe popullin turk për qëndrimin pranë popullit të Kosovës.

Shkup
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, falënderoi presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, dhe popullin turk për mbështetjen ndaj vendit të saj, transmeton Anadolu.
“Jam krenare që kam punuar ngushtë me presidentin Erdoğan, një njeri që mban fjalën e tij, i cili gjithmonë ka treguar kujdes të thellë dhe të sinqertë për të gjithë njerëzit e rajonit tonë dhe ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë”, tha Osmani në një postim në platformën sociale amerikane X.
Duke theksuar se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po avancion bashkëpunimin ushtarak me Rusinë, Kinën dhe Iranin në vend të vendeve të NATO-s, Osmani reagoi ndaj një postimi të Vuçiqit pasi Kosova siguroi dronë.
“Ne do të vazhdojmë të forcojmë lidhjet me aleatët e NATO-s, duke modernizuar kapacitetet tona mbrojtëse bazuar në standardet e NATO-s, duke siguruar paqen dhe stabilitetin për popullin tonë dhe duke kontribuuar aktivisht në sigurinë kolektive. Vuçiq duhet të përpiqet të bëjë të njëjtën gjë, në vend që të sulmojë vazhdimisht fqinjët e tij. Por mendoj se për mendjen e tij hegjemone që është e kapur nga e kaluara dhe gjithmonë e obsesionuar me frikësimin e të tjerëve, një pjekuri e tillë duket jashtë përmasës së tij”, ka shkruar presidentja e Kosovës.
Duke dërguar mesazhin “Qoftë e përhershme lidhja jonë e fortë” në gjuhën turke, Osmani falënderoi homologun Erdoğan dhe popullin turk për qëndrimin pranë popullit të Kosovës.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.