BALLKANI

Osmani falënderon Erdoğanin për punën e tij për të forcuar pozicionin ndërkombëtar të Kosovës

“E falënderova për mbështetjen e tij të palëkundur për popullin tonë dhe për avokimin e vazhdueshëm, si dhe për punën krah për krah me ne për të forcuar pozicionin ndërkombëtar të Kosovës”, theksoi Osmani

Abdulbesar Ademi  | 17.05.2025 - Përdıtësım : 19.05.2025
Osmani falënderon Erdoğanin për punën e tij për të forcuar pozicionin ndërkombëtar të Kosovës Foto: Vjosa Osmani - mediat sociale

Shkup

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka falënderuar homologun e tij turk, Recep Tayyip Erdoğan, për punën "krah për krah me ne" për të forcuar pozicionin ndërkombëtar të Kosovës”, transmeton Anadolu.

Osmani ka takuar presidentin Erdoğan në margjinat e samitit të Komunitetit Politik Evropian që u mbajt dje në Tiranë.

Në postimin e saj në rrjetin social X, së bashku me një fotografi nga takimi me presidentin Erdoğan, presidentja Osmani shkroi “gjithmonë kënaqësi të takoj presidentin Erdoğan, një mik i palëkundur i Kosovës”.

“E falënderova për mbështetjen e tij të palëkundur për popullin tonë dhe për avokimin e vazhdueshëm, si dhe për punën krah për krah me ne për të forcuar pozicionin ndërkombëtar të Kosovës”, theksoi Osmani.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.