BALLKANI

Osmani anulon pjesëmarrjen në Konferencën e Sigurisë në Mynih për shkak të zhvillimeve të brendshme në Kosovë

Sipas këshilltarit për media në Zyrën e Presidencës, arsyeja e anulimit të pjesëmarrjes nga Osmani në Konferencën e Sigurisë në Mynih ka të bëjë me angazhimin institucional dhe prioritetet që lidhen me zhvillimet brenda vendit

Agim Sulaj  | 12.02.2026 - Përdıtësım : 12.02.2026
Osmani anulon pjesëmarrjen në Konferencën e Sigurisë në Mynih për shkak të zhvillimeve të brendshme në Kosovë

Kosova

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka anuluar pjesëmarrjen e saj në Konferencën e Sigurisë në Mynih të Gjermanisë për shkak të zhvillimeve të brendshme në Kosovë, transmeton Anadolu.

Gjatë ditës së djeshme u konstituua Legjislatura e Dhjetë e Kuvendit të Kosovës, ku më pas presidentja Osmani mandatoi Albin Kurtin për kryeministër, i cili më pas mori mbështetjen e mjaftueshme në Kuvend për qeverisur edhe katër vjet në Kosovë.

Sipas këshilltarit për media në Zyrën e Presidencës, Bekim Kupina, arsyeja e anulimit të pjesëmarrjes nga Osmani ka të bëjë me angazhimin institucional dhe prioritetet që lidhen me zhvillimet brenda vendit.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është ftuar edhe sivjet në Konferencën e Sigurisë në Mynih, për çka është shumë mirënjohëse ndaj organizatorëve. Megjithatë, për arsye të angazhimeve institucionale dhe prioriteteve që lidhen me zhvillime brenda vendit, e ka anuluar pjesëmarrjen”, ka deklaruar Kupina për mediat në Kosovë.

Konferenca e 62-të e Mynihut do të mbahet nga 13 deri më 15 shkurt, ku pritet të marrin pjesë qindra udhëheqës botërorë, përfshirë edhe nga Kosova. Në Mynih pritet të jetë kryeministri Albin Kurti, dhe shefi i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Petrit Ajeti.

Edhe kryediplomati amerikan, Marco Rubio, do të udhëtojë për në Gjermani më vonë gjatë javës dhe do të udhëheqë një delegacion të nivelit të lartë në Konferencën për Siguri të Mynihut.

Lufta e Rusisë në Ukrainë, dhe tensionet që kanë të bëjnë me Iranin pritet të jetë temë kryesore e diskutimeve në konferencë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın