BALLKANI

Osmani: Anëtarësimi në NATO, kapitulli tjetër në rrugëtimin e përbashkët për paqen dhe sigurinë afatgjatë

Presidentja e Kosovës ka uruar aleancën ushtarake me rastin e 76-vjetorit të themelimit

Shpetim Hiseni  | 04.04.2025 - Përdıtësım : 07.04.2025
Osmani: Anëtarësimi në NATO, kapitulli tjetër në rrugëtimin e përbashkët për paqen dhe sigurinë afatgjatë

Shkup

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar NATO-n me rastin e 76-vjetorit të themelimit, duke shprehur aspiratat për anëtarësimin e vendit të saj në aleancën ushtarake, transmeton Anadolu.

“76 vjet unitet, forcë dhe paqe – urime, NATO! Sot, ne nderojmë një aleancë të ndërtuar jo vetëm mbi pushtetin, por mbi qëllim – besimin e përbashkët se liria, dinjiteti dhe paqja ia vlen të mbrohen”, ka shkruar Osmani në rrjetet sociale.

“Njëzet e gjashtë vjet më parë, NATO ndihmoi në shpëtimin e miliona jetëve në Kosovë. Ajo mbetet ende shtylla kurrizore e paqes dhe sigurisë – në rajonin tonë, në gjithë Evropën dhe në mbarë botën”, ka thënë presidentja.

Ajo ka shkruar se Kosova është e gatshme të bëjë pjesën e saj, duke shtuar se vendi ka qëndruar krah për krah me aleatët e saj dhe do të vazhdojë të qëndrojë, “si partnerë, si kontribuues dhe si anëtarë të ardhshëm”.

“Sepse anëtarësimi në NATO nuk është vetëm qëllimi ynë – është kapitulli tjetër në një udhëtim të përbashkët për paqen dhe sigurinë afatgjatë”, ka thënë Osmani.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın