BALLKANI

Operacion Shqipëri-Itali kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, dhjetëra të arrestuar

Operacioni i koduar "Ura" është zhvilluar pas hetimeve të përbashkëta mes autoriteteve italiane dhe shqiptare

Fatjon Cuka  | 21.05.2025 - Përdıtësım : 22.05.2025
Operacion Shqipëri-Itali kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, dhjetëra të arrestuar

Tiranë

Gjatë një operacioni të përbashkët mes Shqipërisë dhe Italisë kundër trafikimit ndërkombëtar të drogës, pastrimit të parave dhe shpërdorimit të detyrës, janë arrestuar 42 persona dhe 10 të tjerë janë shpallur në kërkim, transmeton Anadolu.

Sipas një deklarate për mediat nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë (SPAK) operacioni në fjalë është një operacion ndërkombëtar i zhvilluar në disa vende.

Operacioni i koduar "Ura" është zhvilluar pas hetimeve të përbashkëta mes autoriteteve italiane dhe shqiptare.

Gjatë operacionit janë sekuestruar në Shqipëri restorante, shoqëri tregtare dhe biznese të tjera, si dhe lëndë narkotike, ndërkohë nga autoritetet shqiptare nuk janë bërë të ditura emrat e të arrestuarve apo kombësia e tyre.

Sipas SPAK-ut, qendra e grupit kriminal ishte në qytetin e Durrësit.

Ndërkohë theksohet se trafikimi i lëndës narkotike bëhej nga vendet e Amerikës Latine me qëllim për t'u shpërndarë kryesisht në Itali dhe në vendet e tjera të Evropës.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın