BALLKANI

OBSH: 12 pacientë të Gazës evakuohen për kujdes mjekësor, ndër ta ka që do të trajtohen në Shqipëri

Në një postim nga llogaria e tij në X lidhur me evakuimet mjekësore në Gaza, Ghebreyesus njoftoi se për 12 pacientë në Gaza janë kryer evakuime mjekësore për të marrë kujdes të veçantë mjekësor në Shqipëri, Francë, Norvegji dhe Rumani

Muhammet İkbal Arslan  | 16.01.2025 - Përdıtësım : 16.01.2025
OBSH: 12 pacientë të Gazës evakuohen për kujdes mjekësor, ndër ta ka që do të trajtohen në Shqipëri

Gjenevë

Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka deklaruar se arritja e marrëveshjes së armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit ofron mundësinë e evakuimit të përshpejtuar mjekësor nga Gaza, duke përmendur se disa evakuime mjekësore janë kryer për të marrë kujdes mjekësor, transmeton Anadolu.

Në një postim nga llogaria e tij në X lidhur me evakuimet mjekësore në Gaza, Ghebreyesus njoftoi se për 12 pacientë në Gaza janë kryer evakuime mjekësore për të marrë kujdes të veçantë mjekësor në Shqipëri, Francë, Norvegji dhe Rumani.

Ghebreyesus shprehu falënderimet e tij për vendet në fjalë dhe Mekanizmin e Mbrojtjes Civile të Bashkimit Evropian (BE).

"Marrëveshja e armëpushimit (mes Izraelit dhe Hamasit) ofron mundësinë për evakuim të përshpejtuar mjekësor për më shumë se 12.000 njerëz, duke përfshirë shumë fëmijë të cilët kanë nevojë urgjente për kujdesin jetë-shpëtues jashtë Gazës. Shpresojmë që marrëveshja të vazhdohet, sepse jetët varen nga kjo. Paqja është ilaçi më i mirë", tha Ghebreyesus.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın