BALLKANI

Nënshkruhet në Washington marrëveshja për heqjen reciproke të vizave Kosovë-Bahame

“Ky hap pasqyron përkushtimin tonë të përbashkët për forcimin e partneritetit ndërmjet dy vendeve tona dhe mbi të gjitha, ndërmjet qytetarëve tanë duke i afruar ata edhe më shumë”, shkroi Osmani

Agim Sulaj  | 20.01.2026 - Përdıtësım : 20.01.2026
Nënshkruhet në Washington marrëveshja për heqjen reciproke të vizave Kosovë-Bahame Burimi: Vjosa Osmani / X

Prishtinë

Është nënshkruar në Washington D.C. marrëveshja për heqjen reciproke të vizave për qytetarët e Kosovës dhe të Bahameve, transmeton Anadolu.

Lajmin e ka bërë të ditur presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në platformën e mediave sociale të kompanisë amerikane X, ku tha se marrëveshja u nënshkrua nga ambasadorët përkatës.

“Duke u bazuar në takimin dhe marrëveshjen tonë me Kryeministrin Philip Davis, pas aktit të njohjes dhe vendosjes së marrëdhënieve diplomatike në dhjetor, ky hap pasqyron përkushtimin tonë të përbashkët për forcimin e partneritetit ndërmjet dy vendeve tona dhe mbi të gjitha, ndërmjet qytetarëve tanë duke i afruar ata edhe më shumë”, shkroi Osmani.

Në dhjetor të vitit 2025 Bahamet u bënë shteti i 121 që njohën pavarësinë e Kosovës.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın