Në Xhaminë e Namazgjasë në Tiranë organizohet iftar, shpërndahen vakte iftari
Qytetarë të moshave të ndryshme iu bashkuan iftarit brenda ambienteve të Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë, ndërkohë janë shpërndarë edhe vakte të iftarit
Tiranë
Në Xhaminë e Namazgjasë në Tiranë është organizuar iftar me pjesëmarrjen e qindra besimtarëve, ndërkohë janë shpërndarë edhe vakte të iftarit, raporton Anadolu.
Iftari është organizuar nën kujdesin e xhamisë, në pritje të Natës së Kadrit.
Qytetarë të moshave të ndryshme iu bashkuan iftarit në një atmosferë gëzimi brenda ambienteve të xhamisë.
Ndërkohë, janë shpërndarë edhe vakte të iftarit për qytetarët jashtë ambienteve të Xhamisë së Namazgjasë.
Xhamia e Namazgjasë e ndërtuar nga Turqia është hapur më 10 tetor 2024, me pjesëmarrjen e presidentit Recep Tayyip Erdogan.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
