BALLKANI

Në Shqipëri 8 vatra zjarri janë ende aktive, vazhdojnë operacionet për shuarjen e tyre

Në një njoftim nga Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë, thuhet se situata më problematike është evidentuar në qarqet Shkodër, Lezhë, Dibër, Elbasan dhe Gjirokastër

Fatjon Cuka  | 24.07.2025 - Përdıtësım : 24.07.2025
Në Shqipëri 8 vatra zjarri janë ende aktive, vazhdojnë operacionet për shuarjen e tyre Burimi: Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë

Tiranë

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë evidentuar 34 vatra zjarri, ndërkohë 8 vatra janë ende aktive në disa bashki, transmeton Anadolu.

Në një njoftim nga Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë, thuhet se situata më problematike është evidentuar në qarqet Shkodër, Lezhë, Dibër, Elbasan dhe Gjirokastër.

Në disa bashki të vendit, 8 vatra janë ende aktive, ndërkohë vazhdojnë edhe sot operacionet për shuarjen e tyre.

Në javët e fundit në Shqipëri kanë vazhduar zjarret në disa zona. Në operacionet për shuarjen e tyre janë angazhuar Forcat e Armatosura të Shqipërisë, automjete zjarrfikëse, forca bashkiake, vullnetarë dhe forca të tjera operacionale.

Në ndihmë për shuarjen e zjarreve në Shqipëri në ditët e fundit u angazhuan edhe avionë nga Italia, Greqia, Kroacia dhe Hungaria, në kuadër të Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile.

"Autoritetet qëndrojnë në gatishmëri të plotë dhe janë në bashkëpunim të ngushtë me strukturat vendore dhe ndërkombëtare për menaxhimin dhe shuarjen e zjarreve", theksohet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave të Shqipërisë, sa i përket rrezikut për zjarre, sot dhe nesër pritet nivel "i lartë" rreziku në të gjitha qarqet e vendit. Sipas institutit, temperaturat nesër pritet të arrijnë deri 42 gradë celsius.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın