BALLKANI

Në Shqipëri 21 vatra zjarri ende aktive, vazhdojnë operacionet për shuarjen e tyre

Në një njoftim nga Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë, thuhet se gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 45 vatra zjarri, ku 21 vatra zjarri janë ende aktive dhe disa janë shuar.

Fatjon Cuka  | 27.07.2025 - Përdıtësım : 27.07.2025
Në Shqipëri  21 vatra zjarri ende aktive, vazhdojnë operacionet për shuarjen e tyre Foto: Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë

Tiranë

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë evidentuar dhjetëra vatra zjarri, ndërkohë 21 vatra janë ende aktive në disa bashki, ndërkohë vazhdojnë operacionet për shuarjen e tyre, transmeton Anadolu.

Në një njoftim nga Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë thuhet se gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 45 vatra zjarri, ku disa prej tyre janë shuar.

Situata më problematike në orët e natës është evidentuar në disa zona të Qarkut të Vlorës, ku edhe janë evakuuar dhjetëra banorë për shkak të rrezikut nga zjarri.

Në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuar Forcat e Armatosura të Shqipërisë, automjete zjarrfikëse, forca bashkiake, vullnetarë dhe forca të tjera operacionale.

Gjithashtu, në ndihmë për shuarjen e zjarreve në Shqipëri në ditët e fundit janë angazhuar edhe avionë nga Italia, Greqia, Kroacia dhe Hungaria, në kuadër të Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave të Shqipërisë, sa i përket rrezikut për zjarre, sot dhe nesër pritet nivel rreziku “i lartë” në qarqet Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër, ndërsa në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër dhe Lezhë pritet nivel rreziku “i moderuar”.

Sipas institutit, temperaturat sot pritet të regjistrohen deri në 36 gradë celsius dhe pritet gjithashtu një rënie e temperaturave në orët në vazhdim.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın