BALLKANI

Në qytetin e Tetovës organizohet protestë në mbështetje të Gazës

Qindra qytetarë morën pjesë në protestën e organizuar nga organizatat e shoqërisë civile në vend

Dzihat Aliju  | 30.04.2025 - Përdıtësım : 30.04.2025
Në qytetin e Tetovës organizohet protestë në mbështetje të Gazës Foto: Umeys Sulejman/AA

Tetovë

Sot në qytetin e Tetovës në Maqedoninë e Veriut u organizua protestë në mbështetje të Gazës, enklavës palestineze e cila ka qenë nën sulme brutale nga ana e forcave izraelite që nga tetori i vitit 2023, raporton Anadolu.

Protesta nën moton “Maqedonia e Veriut në këmbë për Gazën, përshëndetje nga Tetova për Gazën, rezistenca vazhdon” u mbajt në sheshin “Iliria” në Tetovë.

Qindra qytetarë, përfshirë fëmijë, morën pjesë në protestën e organizuar nga organizatat e shoqërisë civile në vend.

Gjatë protestës u shfaqën djepë, rroba dhe lodra që simbolizonin fëmijët e vrarë në Gaza, për të tërhequr vëmendjen ndaj vuajtjeve të palestinezëve.

Në mes të sheshit u shtri një pëlhurë me simbolin e rezistencës palestineze – shalqinin.

Protestuesit, të veshur me shallin tradicional palestinez, “kefije”, mbanin pankarta shqip, turqisht, maqedonisht dhe anglisht, ku shkruhej “Armëpushim menjëherë”, “Paqe”, “Jo aparteidit” dhe “Sanksione ndaj Izraelit”.

Demonstruesit gjithashtu brohoritën me slogane si “Myslimanë, mos flini, diluni zot vëllezërve tuaj” dhe “Poshtë Izraeli”.

Gjatë protestës u kënduan edhe ilahi në mbështetje të popullit palestinez dhe banorëve të Gazës.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın