Në Maqedoninë e Veriut 6 vatra zjarri ende aktive, vazhdojnë operacionet për shuarjen e tyre
- Nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) bëjnë të ditur se gjashtë prej zjarreve janë aktive, katër nën kontroll dhe katër janë të shuar

Strumicë
VASILEVË (AA) - Vazhdojnë zjarret në hapësira të hapura në Maqedoninë e Veriut, ndërkaq deri në orën 13:00 në mbarë vendin janë evidentuar 6 zjarre aktive, raporton Anadolu.
Një zjarr që shpërtheu para disa ditësh në një zonë malore midis komunave të Vasilevës, Radovishit dhe Berovës ende vazhdon të jetë aktiv, ndërsa punimet për shuarjen e tij vazhdojnë nga ana e ekipeve.
Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK), sipas të dhënave të marra nga terreni deri në orën 13:00, njoftoi se në territorin e shtetit janë evidentuar gjithsej 14 zjarre në hapësira të hapura.
Nga QMK bëjnë të ditur se gjashtë prej zjarreve janë aktive, katër nën kontroll dhe katër janë të shuar.
Përveç zonës së lartpërmendur, zjarre aktive në mbarë Maqedoninë e Veriut janë evidentuar në komunat e Prilepit, Brodit, Shtipit, Karbincit dhe Zelenikovës.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.