BALLKANI

Në Kërçovë shënohet Dita e Arsimit në Gjuhën Turke

Në kuadër të aktivitetit, në ndërtesën e Komunës së Kërçovës, përkrah flamurit maqedonas dhe atij shqiptar, u ngrit edhe flamuri turk.

Dzihat Aliju  | 21.12.2025 - Përdıtësım : 21.12.2025
Në Kërçovë shënohet Dita e Arsimit në Gjuhën Turke Foto: Ambasada e Turqisë në Shkup

Shkup

Në qytetin e Kërçovës u shënua Dita e Arsimit në Gjuhën Turke, raporton Anadolu.

Në ceremoninë festive të organizuar në Komunën e Kërçovës morën pjesë ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë i Maqedonisë së Veriut, Fatmir Limani, Ambasadori i Turqisë në Shkup, Fatih Ulusoy, kryetari i Komunës së Kërçovës, Aleksandar Jovanovski, si dhe zyrtarë të tjerë.

Në kuadër të aktivitetit, në ndërtesën e Komunës së Kërçovës, përkrah flamurit maqedonas dhe atij shqiptar, u ngrit edhe flamuri turk.

Duke folur në ceremoni, ambasadori Ulusoy vlerësoi rëndësinë e këtij aktiviteti dhe falënderoi të gjithë zyrtarët për ngritjen e flamurit turk.

Ministri Limani, duke uruar turqit e Maqedonisë së Veriut me rastin e Ditës së Arsimit në Gjuhën Turke, tha se “gjuha turke është një pjesë e pandashme e pasurisë kulturore dhe gjuhësore të shtetit tonë dhe një shtyllë e rëndësishme e bashkëjetesës multikulturore që kemi ndërtuar”.

Me ndryshimet ligjore të bëra më 15 shkurt 2007 në Maqedoninë e Veriut, data 21 dhjetor festohet zyrtarisht si “Dita e Arsimit në Gjuhën Turke”.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.