Në Kosovë është mbajtur manifestimi "Takimet jashtë vendit"
Koordinatori i "Yunus Emres" në Kosovë, Ramazan Yılmaz, në deklaratën e tij për Anadolu tha se ky takim, i treti me radhë u mbajt në Prizren, pas atij të Budapestit dhe Prishtinës

Prishtinë
Në qytetin e Prizrenit është mbajtur manifestimi i quajtur "Takimet jashtë vendit", zhvilluar në bashkëpunim me Institutin "Yunus Emre" dhe revistën turke "Lacivert", raporton Anadolu.
Folës në këtë aktivitet ishin kryeredaktori i revistës "Lacivert" - Mustafa Akar, kryeredaktori i revistës "Muhit" - İbrahim Tenekeci, psikologu klinik - Beyhan Budak dhe kryeredaktori i "Daily Sabah" - İbrahim Altay.
Në këtë aktivitet morën pjesë gjithashtu Konsulli i Përgjithshëm i Türkiyes në Prizren Celal Doğan, Ministri i Zhvillimit Rajonal të Kosovës dhe kryetari i Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP) Fikrim Damka, Koordinatori Institutit "Yunus Emre” në Kosovë Ramazan Yılmaz, përfaqësues të institucioneve turke dhe lokale, si dhe përfaqësues të mediave nga Türkiye dhe shumë të ftuar të tjerë.
Koordinatori i "Yunus Emres" në Kosovë, Yılmaz, në deklaratën e tij për Anadolu tha se ky takim, i treti me radhë u mbajt në Prizren, pas atij të Budapestit dhe Prishtinës.
Yılmaz tha se manifestimi ishte një ngjarje produktive ku u diskutuan vlerat dhe fushat e përbashkëta.
"Siç thonë të gjithë ata që vijnë në Kosovë, Prishtinë dhe Prizren, dhe mysafirët tanë thonë diçka të rëndësishme: Nuk jemi ndjerë kurrë të huaj. Ndihemi sikur jemi në Türkiye. Ky është një mjedis shumë i këndshëm dhe i bukur për ne", tha ai.
Në aktivitetin që zgjati afërsisht dy orë u diskutuan tema interesante nga fusha e letërsisë, psikologjisë dhe medias.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.