BALLKANI

Në Kosovë evidentohen dhjetëra vatra zjarri, disa prej tyre ende aktive

- Nga këto zjarre, 14 prej tyre vijuan të jenë aktive nga dita e djeshme kur u lajmëruan, sikurse zjarri në rrethinën e Mitrovicës, në rrethinën e Skënderajt, Ferizajt, Istogut, Podujevës, Pejës e Gjakovës

Agim Sulaj  | 09.07.2025 - Përdıtësım : 10.07.2025
Në Kosovë evidentohen dhjetëra vatra zjarri, disa prej tyre ende aktive  Foto: Ilir Ferati / Kryetar i Istogut

Prishtinë

PRISHTINË (AA) – Kosova ashtu sikurse çdo verë, po përballet me dhjetëra vatra zjarri në gjithë territorin e saj, nga të cilat mbi 10 janë ende aktive, transmeton Anadolu.

Sipas të dhënave të pranuara në Qendrën Operative të Agjencisë së Menaxhimit Emergjent (AME) vetëm dje në këtë qendër janë raportuar gjithsej 41 vatra-raste të zjarrit.

Nga këto zjarre, 14 prej tyre vijuan të jenë aktive nga dita e djeshme kur u lajmëruan, sikurse zjarri në rrethinën e Mitrovicës, në rrethinën e Skënderajt, Ferizajt, Istogut, Podujevës, Pejës e Gjakovës.

Në gjendje më të rëndë nga këto, ka qenë zjarri në Komunën e Istogut.

"Njësitë Profesionale të Shpëtimit dhe Zjarrfikjes janë përgjigjur në vazhdimësi çdo situate dhe janë në terren me kapacitete të plota, të mbështetura nga Policia e Kosovës, vullnetarë, qytetarë dhe strukturat e nivelit lokal", thuhet në njoftimin e AME-së.

AME thotë se nga vlerësimi dhe analizimi i situatës vërehet një ulje e intensitetit të rasteve të zjarrit, krahasuar me ditën paraprake. Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos ndezin zjarre, të raportojnë menjëherë çdo vatër zjarri apo person të dyshuar për zjarrvënie.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın