BALLKANI

Nuredini: Situata në fabrikën Ohis është nën kontroll, nuk ka vend për panik

“Lidhur me ngjarjen që ndodhi në Ohis gjatë fundjavës, të gjitha institucionet në raport me kompetencat e tyre janë kyçur ta zgjidhin rastin, nuk ka vend për panik, situata është nën kontroll”, tha ministri Nuredini

Husamedin Gina  | 11.11.2019 - Përdıtësım : 12.11.2019
Nuredini: Situata në fabrikën Ohis është nën kontroll, nuk ka vend për panik ( Husamedin Gina - Anadolu Agency )

Shkup

“Situata në fabrikën Ohis është nën kontroll, dhe nuk ka vend për panik”, deklaroi sot ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor të Maqedonisë së Veriut, Naser Nuredini, lidhur me ngjarjen që ndodhi të premten ku gjatë larjes së cisternës e cila më herët mbante monomer metil akrilat erdhi deri te rrjedhja e ventilit dhe lëngu u derdh në vaskën e betonit, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministri i Mjedisit, Naser Nuredini, së bashku me udhëheqësin e sektorit për vëzhgim inspektorial në mjedisin jetësor, Pejo Kirovski dhe udhëheqësi i sektorit për menaxhim me mbeturina në Ministri, Ana Karanfilova Maznevska, zhvilluan një takim me mediat ku u përqendruan në rastin e Ohisit. 

Nuredini duke theksuar se nuk ka vend për panik tha se situata në Ohis është nën kontroll.

“Lidhur me ngjarjen që ndodhi në Ohis gjatë fundjavës, të gjitha institucionet në raport me kompetencat e tyre janë kyçur ta zgjidhin rastin, nuk ka vend për panik, situata është nën kontroll”, tha ministri Nuredini.

Pejo Kirovski, udhëheqës i sektorit për vëzhgim inspektorial në mjedisin jetësor duke u përqendruar në detajet për ngjarjen që ndodhi në Ohis theksoi se bëhet fjalë rrjedhjen e lëngut gjatë larjes së cisternës e cila më herët ka mbajtur monomer metil akrilat.

“Në Ohis bëhet fjalë për rrjedhjen e lëngut gjatë larjes së cisternës e cila më herët ka mbajtur monomer metil akrilat, gjatë larjes me ujë ka ardhur deri te rrjedhja e ventilit dhe lëngu është derdhur në vaskën e betonit dhe si rezultat i kësaj u përhap një erë që shqetësoi qytetarët”, theksoi inspektori Kirovski.

Inspektori gjithashtu deklaroi se në orën 8:30 pasdite vaska e betonit ishte i mbuluar me tallash druri dhe se të nesërmen u grumbullua tallashi dhe vaska u dezinfektua me ujë të gëlqeres.





Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın