BALLKANI

Një zjarr i fort kaplon qytetin e Koçanit, kreu i komunës kërkon ndihmë

Sipas pamjeve në rrjetet sociale të publikuara nga vet qytetarët e Koçanit, zjarri shihet në disa lokacione, ndërkohë duket se ka përfshirë disa shtëpi në vijën e parë poshtë malit

Abdulbesar Ademi  | 02.08.2021 - Përdıtësım : 03.08.2021
Një zjarr i fort kaplon qytetin e Koçanit, kreu i komunës kërkon ndihmë

Shkup

 Sipas pamjeve të publikuara në rrjetet sociale nga banorë të Koçanit, një zjarr i fortë është shfaqur në malin mbi qytetin e Koçanit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas pamjeve në rrjetet sociale të publikuara nga vet qytetarët e Koçanit, zjarri shihet në disa lokacione, ndërkohë duket se ka përfshirë disa shtëpi në vijën e parë poshtë malit.

Mediat lokale citojnë kryetarin e Koçanit, Nikollço Iliev, i cili thekson se ekziston rrezik i madh për qytetin nga tre anë. Ai po ashtu kërkoi ndihmë nga institucionet që zjarri të vihet në kontroll.

"Disa shtëpia tashmë janë përfshirë (nga zjarri), në afërsi ka një pyll që është përfshirë. Ai po përhapet në një drejtim të pacaktuar, në drejtim të erës", ka theksuar Iliev.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın