Një tërmet me magnitudë 4 ballë godet Shqipërinë
- Sipas të dhënave zyrtare nga Instituti i Gjeoshkencave i Shqipërisë, tërmeti me epiqendër në Fushë Krujë të Qarkut të Durrësit është regjistruar me thellësi prej 10 kilometrash

Tiranë
TIRANË (AA) - Shqipëria është goditur nga një tërmet me magnitudë 4 ballë, sipas shkallës rihter, ndërkohë paraprakisht nuk ka të dhëna për dëme, transmeton Anadolu.
Sipas të dhënave zyrtare nga Instituti i Gjeoshkencave i Shqipërisë, tërmeti me epiqendër në Fushë Krujë të Qarkut të Durrësit është regjistruar me thellësi prej 10 kilometrash.
Paraprakisht autoritetet në Shqipëri nuk kanë raportuar për dëme në njerëz apo dëme materiale.
Edhe disa ditë më parë në Shqipëri u regjistruan lëkundje tërmeti në disa qytete të vendit.