BALLKANI

Një tërmet godet disa qytete të Shqipërisë

Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë ka njoftuar se sipas të dhënave nga IGJEUM tërmeti ishte me magnitudë 4.9 sipas shkallës rihter, me thellësi 7 kilometra, me epiqendër në fshatin Bubq, të Qarkut Durrës

Fatjon Cuka  | 29.01.2020 - Përdıtësım : 29.01.2020
Një tërmet godet disa qytete të Shqipërisë

Tiranë

Një tërmet ka goditur disa qytete të Shqipërisë, përfshirë edhe Tiranën, duke shkaktuar edhe panik tek banorët, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë ka njoftuar se sipas të dhënave nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit të Shqipërisë (IGJEUM) tërmeti ishte me magnitudë 4.9 sipas shkallës rihter, me thellësi 7 kilometra, me epiqendër në fshatin Bubq, të Qarkut Durrës.

Sipas ministrisë, goditja është shoqëruar nga pasgoditje më të vogla, të cilat, sipas këtij institucioni shoqërojnë aktivitetin sizmik të 26 nëntorit.

Ky institucion ka njoftuar se nga komunikimi me bashkitë Durrës, Dibër, Gjirokastër, Fier, Vlorë, Shkodër, Lezhë, Korçë dhe Pogradec, paraprakisht nuk raportohen dëme në njerëz apo materiale.

Tërmeti i cili ka goditur edhe Tiranën, ka shkaktuar panik te banorët, të cilët kanë dalë nga shtëpitë e tyre duke qëndruar në ambiente të hapura.

Kujtojmë se më 26 nëntor të vitit të kaluar Shqipëria u godit nga një tërmet i fuqishëm i cili shkaktoi vdekjen e 51 personave dhe plagosjen e qindrave të tjerëve, si dhe shkaktoi dëme të mëdha materiale.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın