BALLKANI

Një person është plagosur rëndë në një aksident të rëndë trafiku në autostradën Shkup-Kumanovë

Sipas buletinit ditor të Ministrisë së Punëve të Brendshme, më 10.02.2026 në ora 23:00 në SPB Shkup është raportuar se në autostradën Shkup-Kumanovë, para nyjës për unazën e Qytetit të Shkupit, ka ndodhur një aksident trafiku

Dzihat Aliju  | 11.02.2026 - Përdıtësım : 11.02.2026
Një person është plagosur rëndë në një aksident të rëndë trafiku në autostradën Shkup-Kumanovë

Shkup

Një person është plagosur rëndë në një aksident të rëndë trafiku në autostradën Shkup-Kumanovë, transmeton Anadolu.

Sipas buletinit ditor të Ministrisë së Punëve të Brendshme, më 10.02.2026 në ora 23:00 në SPB Shkup është raportuar se në autostradën Shkup-Kumanovë, para nyjës për unazën e Qytetit të Shkupit, ka ndodhur një aksident trafiku.

Aksidenti ka ndodhur ndërmjet një automjeti të udhëtarëve me targa të Shkupit dhe një automjeti mallrash me gjysmërimorkio me targa të Negotinës, ku si pasojë të dy automjetet janë përfshirë nga zjarri dhe janë djegur plotësisht.

"Në aksident me lëndime të rënda trupore është lënduar drejtuesi i automjetit të udhëtarëve, të konstatuara në Kompleksin e Klinikave 'Nënë Tereza' Shkup. Është kryer këqyrje nga ekipi i këqyrjes i SPB Shkup", thuhet në njoftim.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın