Një zjarr masiv përfshin magazinat e një tregu në Tiranë
Forca të shumta zjarrfikëse janë angazhuar në shuarjen e flakëve që kanë përfshirë një sipërfaqe të madhe të magazinave me rroba dhe materiale të tjera
Tiranë
Një zjarr masiv ka përfshirë magazinat e një tregu të materialeve të ndryshme në Tiranë, ku si pasojë janë djegur disa prej tyre, raporton Anadolu.
Forca të shumta zjarrfikëse janë angazhuar në shuarjen e flakëve që kanë përfshirë një sipërfaqe të madhe të magazinave me rroba dhe materiale të tjera.
Paraprakisht nga autoritetet nuk ka informacione për viktima apo persona të plagosur, ndërkohë raportohet për dëme të mëdha materiale.
Shkaku i zjarrit ende nuk dihet, ndërkohë pritet reagimi zyrtar i autoriteteve për ngjarjen.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
