BALLKANI

Një delegacion nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave të Turqisë vizitë në Shqipëri

"Rritja e bashkëpunimit mes dy administratave, sidomos në shkëmbimin e informacionit, por edhe lehtësimi i procedurave për biznesin e të dy vendeve, ishin në qendër të takimit bilateral"

Fatjon Cuka   | 21.06.2021
Një delegacion nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave të Turqisë vizitë në Shqipëri Foto: Ministria Financave e Shqipërisë

Tiranë

Një delegacion nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave të Turqisë dhe Drejtoria e Sigurisë Doganore, i cili kryesohej nga dy drejtorët e përgjithshëm Mustafa Gümüş dhe Murat Yaman, ka realizuar një vizitë në Shqipëri, ndërkohë është takuar me zyrtarë të lartë të Shqipërisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas njoftimit nga Ministria Financave dhe Ekonomisë e Shqipërisë, rritja e bashkëpunimit mes dy administratave, sidomos në shkëmbimin e informacionit, por edhe lehtësimi i procedurave për biznesin e të dy vendeve, ishin në qendër të takimit bilateral të drejtorit të Përgjithshëm të Doganave Shqiptare, Genti Gazheli me delegacionin turk.

Takimin e përshëndeti edhe ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, sipas njoftimit, edhe në frymën e bashkëpunimit të dy qeverive.

"Gjatë këtij takimi, Gazheli i njohu homologët me risitë e sistemit doganor shqiptar, si dhe theksoi rolin e dy administratave si shumë të rëndësishëm në nxitjen, zhvillimin dhe lehtësimin e tregtisë. Duke parë stadin e ri të marrëdhënieve mes dy vendeve, Gazheli i propozoi homologut turk, thellimin e bashkëpunimit institucional", thuhet në njoftim.

Më tej theksohet se Gümüş vlerësoi marrëdhëniet e deritanishme dhe se ky bashkëpunim do të thellohet më tej me nisma dhe projekte të përbashkëta në fushën e IT-së, logjistikës dhe laboratorit doganor.

Sipas njoftimit, ndër çështjet kryesore që u diskutuan mes delegacioneve ishin bashkëpunimi në fushën programeve dhe menaxhimin e riskut, shkëmbimin e informacionit lidhur me legjislacionin në fuqi, teknologjia e informacionit dhe zhvillimet e pritshme, asistenca në logjistikë dhe asistencë dhe bashkëpunim në fushën e laboratorëve doganorë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın