Ndërron jetë muzikanti Vlladimir Bllazhev-Panço, i cili u plagos rëndë në tragjedinë e Koçanit
Ka ndërruar jetë muzikanti i njohur maqedonas Vlladimir Bllazhev - Panço. Ai u plagos rëndë në zjarrin që ndodhi natën e 16 marsit 2025 në diskoteken "Puls" në Koçani

Shkup
Ka ndërruar jetë muzikanti i njohur maqedonas Vlladimir Bllazhev - Panço nga dyshja hip-hop DNK. Ai u plagos rëndë në zjarrin që ndodhi natën e 16 marsit 2025 në diskotekën "Puls" në Koçani dhe që atëherë po merrte trajtim në spitalin privat "Sistina" në Shkup, transmeton Anadolu.
"Ngushëllojmë thellësisht familjen e Panços, të afërmit e tij si dhe të gjithë publikun maqedonas, sepse humbja është e madhe për të gjithë ne", konfirmuan nga spitali privat.
Panço u trajtua për lëndimet për disa muaj pasi u transferua në spitalin privat, por për shkak të ashpërsisë së djegieve dhe lëndimeve në rrugët e frymëmarrjes, ai në fund nuk arriti të mbijetojë. Ai ndërroi jetë si pasojë e lëndimeve që pësoi në zjarrin e diskotekës "Puls".
Në atë incident katastrofik, 62 persona humbën jetën ndërsa mbi 190 të tjerë u plagosën. Midis viktimave ishte Andrej Gjorgjijeski, vokalisti i grupit DNK.
Vlladimir Bllazhev - Panço ishte i vetmi i mbijetuar nga grupi DNK, por me djegie të rënda dhe dëmtime trakeale për shkak të thithjes së tymit.
Kujtojmë se Panço është viktima e 63-të e tragjedisë në Koçani.