BALLKANI

Ndërroi jetë Maksim Minçev, drejtori i agjencisë bullgare të lajmeve

Në mesazhin e ngushëllimit të publikuar nga BTA thuhet se Minçev, i përshkruar si "një mik i mirë, punëtor dhe karizmatik", vdiq në spitalin ku u shtrua për shkak të ndërlikimeve nga sëmundja e tij

Ihvan Radoykov  | 15.11.2020 - Përdıtësım : 16.11.2020
Ndërroi jetë Maksim Minçev, drejtori i agjencisë bullgare të lajmeve Foto: BTA/AA

Sofje

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare Bullgare të Lajmeve (Agjencia Telegrafike Bullgare - BTA), Maksim Minçev, ndërroi jetë në moshën 67 vjeçare, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në mesazhin e ngushëllimit të publikuar nga BTA thuhet se Minçev, i përshkruar si "një mik i mirë, punëtor dhe karizmatik", ndërroi jetë në spitalin ku u shtrua për shkak të ndërlikimeve nga sëmundja e tij.

Minchev, i cili diplomoi në Departamentin e Shtypit Publik në Ukrainë, ka qenë Drejtor i Përgjithshëm i BTA-së që nga viti 2013, ndërsa në vitin 2016 ai u zgjodh Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Agjencisë Botërore të Lajmeve.

Mesazh ngushëllimi me rastin e vdekjes së Minçevit dërgoi edhe kryeministri Bullgar, Bojko Borisov.

"Maksimin, të cilin ne e njohim si një gazetar i respektuar dhe i dëshmuar në profesionin e tij, në përvojën e tij të pasur profesionale gjithmonë u është përmbajtur kritereve të larta profesionale në punën e tij", thuhet në mesazhin e kryeministrit bullgar.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın