BALLKANI

Ndërroi jetë Alajdin Demiri, ish-kryetari i Komunës së Tetovës

Në vitin 1995 kyçet në politikë, në Partinë për Prosperitet Demokratik ndërsa në vitin 1997 si kandidat i Partisë Demokratike Shqiptare zgjidhet kryetar i Komunës së Tetovës

Admir Fazlagikj  | 13.04.2019 - Përdıtësım : 14.04.2019
Ndërroi jetë Alajdin Demiri, ish-kryetari i Komunës së Tetovës

Shkup

Ish-kryetari i Komunës së Tetovës dhe ish-ambasadori i Maqedonisë në Zvicër, Alajdin Demiri ndërroi jetë mbrëmë në moshën 65 vjeçare pas një sëmundjeje të shkurtër, transmeton Anadolu Agency (AA).

Demiri ka lindur më 19 dhjetor të vitit 1954 në Tetovë. Ka studiuar sociologji në Sarajevë nga viti 1973 deri më 1977. Nga viti 1990 deri në 1995 studioi frëngjisht në Zvicër.

Ka punuar si gazetar në redaksinë e gjuhës shqipe në Radio Televizionin e Maqedonisë ndërsa ka qenë dhe profesor në shkollë të mesme si dhe i punësuar në bibliotekën e qytetit.

Në vitin 1995 kyçet në politikë, në Partinë për Prosperitet Demokratik ndërsa në vitin 1997 si kandidat i Partisë Demokratike Shqiptare zgjidhet kryetar i Komunës së Tetovës.

Ai ishte kryetar i Komunës së Tetovës në periudhën 1997-1998.

Në periudhën 2000-2002 ishte ambasador i Republikës së Maqedonisë në Zvicër.

Që nga viti 2001 ka punuar në Universitetin e Evropës Juglindore ku si drejtor i Bibliotekës "Maks Van der Shtul" u pensionua këtë vit.

Gjatë viteve të fundit ishte aktiv si analist politik, duke analizuar zhvillimet politike në vend. 


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın