BALLKANI

Ndërmarrja Publike e Ujësjellësit në Shkup apelon qytetarët për përdorim racional të ujit

Në një njoftim nga ndërmarrja publike qytetarët janë informuar për rritjen e konsumit të ujit dhe u është bërë apel qytetarëve të qytetit të Shkupit për përdorim dhe shfrytëzim racional të ujit

Dzihat Aliju  | 19.06.2025 - Përdıtësım : 19.06.2025
Ndërmarrja Publike e Ujësjellësit në Shkup apelon qytetarët për përdorim racional të ujit

Shkup

Ndërmarrja Publike e Ujësjellësit dhe Kanalizime e qytetit të Shkupit ka apeluar qytetarët për përdorim racional të ujit, transmeton Anadolu.

Në një njoftim nga ndërmarrja publike qytetarët janë informuar për rritjen e konsumit të ujit dhe u është bërë apel qytetarëve të qytetit të Shkupit për përdorim dhe shfrytëzim racional të ujit.

"Apelojmë veçanërisht që të shmanget shpërdorimi i panevojshëm i ujit për ujitjen e gjelbërimit, kopshteve dhe fushave, për larjen e makinave, për mbushjen e pishinave, por edhe për të parandaluar keqpërdorimin përmes lidhjeve të paligjshme", thuhet në njoftim.

Lidhjet e paligjshme shkaktojnë dëme të drejtpërdrejta në sistemin e furnizimit me ujë dhe në cilësinë e furnizimit me ujë për të gjithë përdoruesit në qytetin e Shkupit, thuhet më tej.

Ndërmarrja i këshillon qytetarët e qytetit të Shkupit që të raportojnë çdo lidhje të paligjshme nëse vihet re.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.