Ndryshohen tabelat e parkut në Shkup, zëvendësojnë “donacion nga Izraeli” me ato që përkujtojnë fëmijët në Gaza
Në tabelat që shkruanin këndi i lojërave është donacion nga Izraeli, lëvizja “Të gjithë për Palestinën” vendosi tabelat “Këndi i lojërave për fëmijë Gaza - Në kujtim të përjetshëm të fëmijëve palestinezë, viktima të gjenocidit të kryer nga Izraeli”
Shkup
Një lëvizje civile, e cila mbështet Palestinën dhe dënon luftën gjenocidale të Izraelit kundër Gazës, ka ndryshuar tabelat në një kënd lojërash në komunën Aerodrom të Shkupit, i cili u financua përmes një donacioni nga Izraelit, duke i zëvendësuar ato me “Këndi i lojërave për fëmijë Gaza”, transmeton Anadolu.
Në tabelat që shkruanin këndi i lojërave është donacion nga Izraeli, lëvizja civile “Të gjithë për Palestinën” vendosi tabelat “Këndi i lojërave për fëmijë Gaza - Në kujtim të përjetshëm të fëmijëve palestinezë, viktima të gjenocidit të kryer nga Izraeli”.
Muajin e kaluar, komuna Aerodrom pranoi këndin e lojërave si donacion nga Izraeli, ku kryetari i komunës, Dejan Miteski, së bashku me ministrin e Punëve të Jashtme, Timço Mucunski dhe ambasadorin izraelit në Shkup, Vivian Aisen, përuruan hapjen e parkut në nder të 30-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve.
Pavarësisht armëpushimit që hyri në fuqi më 10 tetor në Rripin e Gazës, sulmet e pamëshirshme izraelite vazhdojnë në enklavën palestineze, ku që nga tetori i vitit 2023 janë vrarë të paktën 70.300 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, si dhe janë plagosur mbi 171 mijë të tjerë.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
