BALLKANI

Ndërron jetë muzikanti Vlladimir Bllazhev-Panço, i cili u plagos rëndë në tragjedinë e Koçanit

Ka ndërruar jetë muzikanti i njohur maqedonas Vlladimir Bllazhev - Panço. Ai u plagos rëndë në zjarrin që ndodhi natën e 16 marsit 2025 në diskoteken "Puls" në Koçani

Bekim Buci  | 14.10.2025 - Përdıtësım : 14.10.2025
Ndërron jetë muzikanti Vlladimir Bllazhev-Panço, i cili u plagos rëndë në tragjedinë e Koçanit Burimi: Vladimir Blazev/Facebook

Shkup

Ka ndërruar jetë muzikanti i njohur maqedonas Vlladimir Bllazhev - Panço nga dyshja hip-hop DNK. Ai u plagos rëndë në zjarrin që ndodhi natën e 16 marsit 2025 në diskotekën "Puls" në Koçani dhe që atëherë po merrte trajtim në spitalin privat "Sistina" në Shkup, transmeton Anadolu.

"Ngushëllojmë thellësisht familjen e Panços, të afërmit e tij si dhe të gjithë publikun maqedonas, sepse humbja është e madhe për të gjithë ne", konfirmuan nga spitali privat.

Panço u trajtua për lëndimet për disa muaj pasi u transferua në spitalin privat, por për shkak të ashpërsisë së djegieve dhe lëndimeve në rrugët e frymëmarrjes, ai në fund nuk arriti të mbijetojë. Ai ndërroi jetë si pasojë e lëndimeve që pësoi në zjarrin e diskotekës "Puls".

Në atë incident katastrofik, 62 persona humbën jetën ndërsa mbi 190 të tjerë u plagosën. Midis viktimave ishte Andrej Gjorgjijeski, vokalisti i grupit DNK.

Vlladimir Bllazhev - Panço ishte i vetmi i mbijetuar nga grupi DNK, por me djegie të rënda dhe dëmtime trakeale për shkak të thithjes së tymit.

Kujtojmë se Panço është viktima e 63-të e tragjedisë në Koçani.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın