Ndërron jetë aktori i njohur Luran Ahmeti
Ahmeti mësohet të ketë ndërruar pas infektimit me koronavirusin e ri (COVID-19), si pasojë e të cilit për një kohë ka qëndruar në Klinikën Infektive në Shkup
Shkup
Sot në moshën 46-vjeçare ka ndërruar jetë aktori i njohur shqiptar nga Shkupi, Luran Ahmeti, raporton Anadolu Agency (AA).
Ahmeti mësohet të ketë ndërruar pas infektimit me koronavirusin e ri (COVID-19), si pasojë e të cilit për një kohë ka qëndruar në Klinikën Infektive në Shkup.
Gjatë karrierës së tij artistike, Ahmet ka marrë pjesë në shfaqje të shumta teatrale, filma dhe seriale.
Luran Ahmeti ka qenë pjesë e Teatrit Shqiptar të Shkupit.
Ai po ashtu ka marrë pjesë në një sërë filmash dhe serialesh të njohura turke, si Kurtlar Vadisi – Pusu, Elveda Rumeli, Muhteşem Yüzyıl: Kösem, Son Yaz Balkanlar, Mutlu Ol Yeter dhe të tjera.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
