Nastoski: Serialet turke ndikojnë në shoqërinë maqedonase
Aktori Nastoski gjatë studimeve në Stamboll zbuloi se populli turk dhe maqedonas kanë shumë ngjashmëri dhe nga kjo rrjedh ideja e tij për të filluar një hulumtim në të cilin do të zbulojë se si kanë ndodhur këto ngjashmëri dhe ku ekzistojnë këto
Shkup
Popullariteti i serialeve televizive ka përmasa të gjera. Serialet ndiqet nga brezi më i ri deri tek ai më i vjetër. Në Maqedoninë e Veriut dhe në Ballkan, në dekadën e fundit, serialet turke po thyejnë shkallën e shikueshmërisë nëpër televizione. Kjo përfshin ndikime të shumta nga aspekti sociologjik, kulturor, madje edhe ekonomik.
Këto ishin vetëm disa nga arsyet që aktori i ri maqedonas, Nikola Nastoski, të hulumtojë dhe të zbulojë ndikimin e serialeve turke në këtë fushë.
Aktori Nastoski gjatë studimeve në Stamboll zbuloi se populli turk dhe maqedonas kanë shumë ngjashmëri dhe nga kjo rrjedh ideja e tij për të filluar një hulumtim në të cilin do të zbulojë se si kanë ndodhur këto ngjashmëri dhe ku ekzistojnë këto.
Në një bisedë me Anadolu Agency (AA), Nastoski tha se këtë dukuri askush nuk e ka hetuar dhe se kjo ishte një nxitje shtesë për ta bërë atë nën titullin “Ndikimi socio-kulturor i serialeve turke në shoqërinë maqedonase: 'I madhërishmi' dhe 'Paramparçe'", tema me të cilën ai doktoroi në Universitetin Marmara në Stamboll, në kuadër të Akademisë së Radios, TV-së dhe Kinemasë.
- Hulumtimi etapor
Për të vërtetuar tezën e tij, ai hulumtoi hap pas hapi për disa vite.
“Kur kam takuar njerëz që shikojnë seriale, gjithmonë kam arritur të filloj disa nga temat që më duheshin për të hyrë në temë dhe për të parë se në çfarë drejtimi duhet të lëvizë vetë hulumtimi”, tha Nastoski.
Pjesa e dytë e vetë metodologjisë së kërkimit ishin intervistat, falë të cilave ai zbuloi sferat e ndikimit.
"Mund të thuhet se janë në fushën e kulturës, historisë, statusit social, gjuhës, turizmit, ekonomisë, zakonet e shikimit të serialeve dhe kuzhinës turke, dhe këto ishin fushat në të cilat u bazuan të gjitha hulumtimet e mia të mëtejshme”, tha Nastoski.
Hapi tjetër ishte përcaktimi i përqindjes së atyre ndikimeve, kështu që ai krijoi një pyetësor dhe e shpërndau në rrjetet sociale. Pyetësori hasi në interes nga ana e përdoruesve të mediave sociale dhe iu përgjigjën rreth 1.200 persona.
- Specialitete turke të zbuluara përmes serialeve
Nastoski me hulumtimin e ka dëshmuar tezën e tij për ndikimin socio-kulturor të serialeve turke në shoqërinë maqedonase në disa fusha, të cilat i ka paraqitur në përqindje përmes pyetjeve të drejtpërdrejta për të anketuarit e shpejtë.
“Ka bamje, byrek, speca të mbushura, kunguj të mbushur, sutliaç, musaka, sarma, salep, bakllava, ato ishin më të zakonshmet në përgjigje dhe mund të shikohet sa njerëz kanë dhënë përgjigje. Shumica e tyre janë përgjigjur se bakllavanë e kanë bërë sepse e kanë parë në serialet turke”, thotë Nastoski.
- Rritja e shpejtë e interesit turistik në Turqi
Në krahasimin e të dhënave statistikore për numrin e turistëve maqedonas në Turqi, para dhe pas vitit 2009, kur një serial turk u transmetua për herë të parë në Maqedoninë e Veriut, ai vërejti rritje të numrit të turistëve për katër deri në pesë herë.
"Kisha një pyetje specifike për këtë. 'A do të vendosje të udhëtoje në Turqi sepse ke parë serialin?' Dhe këtu kishte një përqindje të madhe njerëzish që u përgjigjën 'po' se me të vërtetë dëshirojnë të shkojnë, veçanërisht në Stamboll për ta vizituar, sepse të dy serialet zhvillohen konkretisht në Stamboll”, theksoi Nastoski.
- Rritja e përdorimit të turqizmave
Krahas fushave të shumta në të cilat ndikoi, ajo që më befasoi më së shumti ishte ndikimi në gjuhë, pra ri-aktualizimi i turqizmave dhe përdorimi i togfjalëshave, të cilat janë përkthyer nga gjuha turke në një mënyrë ku më së shumti mund të afrohen me gjuhën maqedonase.
Për shembull, përdorimi i "Ditën e mirë" si një përshëndetje që është shumë e zakonshme në Turqi, kudo që të shkosh e dëgjon, por në gjuhën maqedonase nuk është një frazë aq e zakonshme që përdoret, veçanërisht jo në një formë të tillë si. “Ditën e mirë”, kjo është diçka që njerëzit kanë filluar ta përdorin më shpesh. Gjithashtu, “Qoftë e kaluar”, është një frazë që ishte më aktuale, shumica e njerëzve thanë se e përdorin në baza ditore dhe e përdorin sepse e kanë dëgjuar në serialet turke”, tha Nastoski.
Mundësinë për të jetuar në Stamboll e përshkroi si një përvojë të jashtëzakonshme, duke theksuar se ka fituar shumë njohuri lidhur me afërsinë e kulturës turke dhe maqedonase, gjithë ajo që është e përbashkët mes tyre dhe thotë se prej këtu vjen edhe interesimi i madh për serialet turke në Maqedoninë e Veriut.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
