BALLKANI

Në Shqipëri vazhdon numërimi i votave, kryeson Partia Socialiste

Sipas të dhënave paraprake të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), nga 1.477 qendra të numëruara, nga 5.225 në total, PS është në avantazh me 52.92 për qind të votave

Fatjon Cuka  | 12.05.2025 - Përdıtësım : 12.05.2025
Në Shqipëri vazhdon numërimi i votave, kryeson Partia Socialiste

Tiranë

Në Shqipëri vazhdon procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare, ku kryeson partia në pushtet, Partia Socialiste (PS), e drejtuar nga kryeministri Edi Rama, raporton Anadolu.

Sipas të dhënave paraprake të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), nga 1.477 qendra të numëruara, nga 5.225 në total, PS është në avantazh me 52.92 për qind të votave.

Koalicioni i drejtuar nga partia më e madhe opozitës, "Partia Demokratike dhe Aleanca për Shqipërinë Madhështore- PD-ASHM ", renditet i dyti me 34.20 për qind.

Sipas të dhënave të publikuara në uebfaqen e e KQZ-së, Partia Socialdemokrate renditet e treta me 3.72 për qind për qind të votave.

Në Shqipëri të dielën u mbajtën zgjedhjet parlamentare, ku u votua për të zgjedhur përbërjen e re të Kuvendit të Shqipërisë me 140 mandate.

Të drejtën e votës e kishin 3.713.761 shtetas shqiptarë, brenda e jashtë vendit. Risia kryesore e zgjedhjeve ishte votimi nga jashtë Shqipërisë, pasi për herë të parë votojnë edhe shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë territorit të Shqipërisë. Procesi i votimit për qytetarët shqiptarë që jetojnë jashtë vendit filloi më 15 prill 2025 në rrugë postare.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın