BALLKANI

Në Shqipëri disa vatra zjarri ende aktive, vazhdojnë operacionet për shuarjen e tyre

Në Shqipëri vazhdojnë operacionet për shuarjen e zjarreve, duke u angazhuar forca zjarrfikëse dhe forca nga institucione të tjera

Fatjon Cuka  | 18.08.2025 - Përdıtësım : 18.08.2025
Në Shqipëri disa vatra zjarri ende aktive, vazhdojnë operacionet për shuarjen e tyre

Tiranë

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë evidentuar 23 vatra zjarri, 16 vatra janë shuar dhe 4 vatra janë ende aktive dhe disa të tjera në monitorim në disa bashki të vendit, transmeton Anadolu.

Ndërkohë vazhdojnë operacionet për shuarjen e tyre, duke u angazhuar forca zjarrfikëse dhe forca nga institucione të tjera.

Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë ka njoftuar në rrjetet sociale se vatrat aktive janë në bashkitë Bulqizë, Fushë Arrëz dhe Kolonjë.

Sipas ministrisë, janë izoluar dhe shuar zjarret në Gramsh, Vlorë, Skrapar, Përmet, Durrës, Krujë, Memaliaj, Shkodër, Patos, Delvinë dhe Elbasan.

"Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, në bashkëpunim me Forcat e Armatosura, shërbimet zjarrfikëse, strukturat vendore dhe banorët e zonave të prekura, po vijon punën për neutralizimin e plotë të vatrave të mbetura dhe për mbrojtjen e komuniteteve", thuhet në njoftim.

Në javët e fundit Shqipëria u përfshi nga zjarre masive që shkaktuan edhe viktima dhe të lënduar, si dhe dëme materiale në banesa.

Në operacionet për shuarjen e tyre u angazhuan Forcat e Armatosura të Shqipërisë, automjete zjarrfikëse, forca bashkiake, vullnetarë dhe forca të tjera operacionale. Në ndihmë për shuarjen e zjarreve në Shqipëri u angazhuan edhe avionë nga disa shtete, në kuadër të Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave të Shqipërisë, sa i përket rrezikut për zjarre, pritet nivel rrezik "i moderuar" në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë, Durrës, Tiranë, Fier, Berat, Vlorë, Gjirokastër, ndërsa në qarqet e tjera pritet nivel rrezik "i ulët". Sipas institutit, nё disa qarqe pritet rrezik "i lartë" vetёm nё zona tё lokalizuara.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın