Në Shqipëri 3 vatra zjarri ende aktive, vazhdojnë operacionet për shuarjen e tyre
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) njoftoi se nga 21 vatrat e zjarrit 18 janë shuar, ndërsa tre ende mbeten aktive
Shkup
Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë evidentuar 21 vatra zjarri, ndërkohë tre vatra janë ende aktive në disa bashki, ndërkohë vazhdojnë operacionet për shuarjen e tyre, transmeton Anadolu.
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) njoftoi se nga 21 vatrat e zjarrit 18 janë shuar, ndërsa tre ende mbeten aktive.
"Agjencia Kombëtare e Mbrojtje Civile mbetet në gatishmëri të plotë për koordinimin e mëtejshëm të forcave në terren dhe mbështetjen e çdo strukture me qëllim mbrojtjen e qytetarëve dhe pasurisë së përbashkët", thonë nga AKMC.
Sipas Institutit të Gjeoshkencave të Shqipërisë, sa i përket rrezikut për zjarre, sot pritet nivel rreziku "i lartë" në qarkun Fier, ndërsa në qarqet Kukës, Dibër dhe Korçë pritet nivel rreziku "i ulët".
Në qarqet e tjerë pritet nivel rrezik "i moderuar".
Sipas institutit, temperaturat e ajrit pritet të variojnë me 20 dhe 36 gradë Celsius.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
